Michael Snow, gjykatësi i çështjeve të ekstradimit në një gjykatë të Londrës pranoi lirimin me kusht të Harriet Bridgeman e arrestuar për qëllim ekstradimi në Shqipëri si pjesë grupit të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.
Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu pati akses ekskluziv në ndjekjen e procesit online, nga ku avokatja mbrojtëse e Harriet Bridgeman parashtroi kërkesën për liri me kusht.
“Ajo ka një rol të limituar në ngjarje krahasuar me të tjerët. Thjesht është parë në atë lokal. Shkoi në Shqipëri për pushime. E la Shqipërinë 12 ditë përpara vrasjes. E mësoi vrasjen nga rrjetet sociale. Nuk ka asnjë tendencë të zhduket. Nuk ka asnjë lidhje familjare me Shqipërinë apo vende të tjera. Ka një vajzë 7 vjeçe dhe është e divorcuar nga burri. Nëse mbahet në burg i limitohet kontakti me fëmijën. Ka probleme mendore prandaj është e papunë dhe merr asistencë sociale. Mbajtja në burg do t’ia përkeqësonte shëndetin. 20.000 paund është garancia nga babai i saj”, tha ajo.
Zoe Lash, e cila përfaqëson shtetin shqiptar, kërkues i ekstradimit e kundërshtoi ndryshimin e masës së sigurisë për Harriet Bridgerman.
Sipas saj “liria me kusht përbën motiv për t’u shqetësuar për sigurinë e saj”. Ajo i tha gjykatës se “ne kemi marrë të gjitha informacionet nga Shqipëria dhe ne refuzojmë lirinë më kusht. Akuzohen për konspiracion në vrasje, këta katër persona sot përballë kësaj gjykate.
Motori i përdorur nga vrasësit është gjetur afër shtëpisë së zotit Haxhia i cili bashkë me të fejuarën e morën portugezin nga aeroporti. Vrasësi la Shqipërinë dhe u largua drejt Greqisë. Haxhia kushëri me familjen Lekstakaj. Gjakmarrja mes dy familjeve daton prej 1997. Vrasja e lidhur me hakmarrje. Të gjithë të dyshuarit u morën nga Rinasi prej Haxhisë organizatori vrasjes. Makina e përdorur nga Haxhia është zbuluar. Në 3 Prill arriti në Shqipëri Hunt. U morën nga kjo makinë drejt Lion hotel nën pronësi të vëllait të viktimës. Ata regjistruan me telefon vend-vrasjen. Shkuan drejt Athinës me aeroplan. Ata kanë asistuar Haxhinë, duke mbajtur viktimën nën survejim.
Rëndesa e ngjarjes nuk mund të justifikoj lirinë me kusht. Ka arsye shqetësuese sigurie për këta persona tashmë të ndaluar. Harriet Bridgman, nuk u arrestua tek shtëpia e saj, nuk u gjet atje por tek ajo e prindërve. Ka deklaruar kur u arrestua se ka parë informacioner në Facebook, për këtë vrasje. Është e pa punë. Mbahet nga shteti përmes ndihmës sociale. Kemi të bëjmë me një vrasje e mirë menduar nga disa persona për arsye hakmarrje”.
Gjykatësi Snow nuk u bind nga këto argumente. Ndërsa avokati Thomas Mithan i tha gjykatës se klienti tij mbërriti në Shqipëri një ditë më vonë pas Harriet Bridgerman.
“Një ditë më pas ai largohet. Qëndroi 36 orë. Ai është takuar gjatë kësaj kohe bashkë me dy të akuzuarit e tjerë. Klienti im më pas nuk e di çfarë ndodhi. Nuk ka asnjë provë që e lidh atë me atë me vrasjen. Ishte ftuar nga Harriet Bridgeman, ajo kishte paguar fluturimin dhe qëndrimin. Por ai nuk qëndroi. Prova e Shqipërisë është se ai thjesht u shoqërua me dy të tjerët. Kaq thonë. Ne jemi të gatshëm të vendosim 5.000 paund garanci 3.000 paund më shumë se herën e shkuar, sikurse kushtin e mos-takimin me persona të lidhur në këtë ngjarje. Ka probleme dhe kurohet për probleme mendore”.
Gjykatësi Michael Snow e refuzoi lirinë me kusht të Thomas Mithan.
Kërkesat e Edmond Haxhisë dhe Steven Hunt për liri me kusht do të shqyrtohen më 2 Qershor. Zoe Lash përfaqësuesja e shtetin shqiptar në këtë proces paralajmëroi ankimim në Gjykatën e Lartë Angleze Royal Court of Justice, për lirimin me kusht të Harriet Bridgerman./Tch