Gazetarja Vali Qyrfyçi ka treguar në “Breaking” në Top News disa detaje të reja për vrasjen e ndodhur disa ditë më parë, ku mbeti i vrarë Pëllumb Meta, ndërsa për ngjarjen e rëndë akuzohen tre fëmijët e tij.

Sipas gazetares, hetimet kanë në bazë djalin e madh të Pëllumbit, Hyseni, i cili është i arrestuar dhe po ashtu gruan e tij, Blerina, e cila është në gjendje të lirë.

“Hetimet vazhdojë dhe pas deklaratës së Hygertës që mori sërish përsipër autorësinë, janë kthyer për të kuptuar sërish se kush është ekzekutori, ndonëse thuhet se nuk ka dyshime që është djali i madh i madh i familjes, Hysen Meta. Por nuk përjashtohet as nëna e tyre, Blerina, si autore e vrasjes së 51-vjeçarit. Që në momentet e para, ajo ka qenë në qendër të dyshimeve të grupit hetimor, por në gjendje të lirë, pasi fëmijët e kanë marrë në mbrojtje nënën e tyre, sado kontradiktore të ketë qenë deklarata e tyre. Motivi kryesor i ngjarjes nuk dihet ende, ndërsa dhuna mbetet në qendër të këtij motivi”, tha gazetarja për Fiori Dardhën në “Breaking”.

Për sa i përket informacioneve se a do t’u bëhet një kontroll fëmijëve për sa i përket shëndetit mendor apo përdorimit të lëndëve narkotike dhe se “të dyja këto priten të verifikohen.”

“Për psikologët, sjellja e fëmijëve të arrestuar të Pëllumb Metës është si një çlirim pas krimit, pas kësaj zgjedhjeje makabre për t’i dhënë fund një situate abuzive në familje. Duket se nuk kanë reflektuar në lidhje me krimin dhe pasojat e tij, do jetë shumë e vështirë që të vuajnë pasojat e kësaj ngjarjeje. Testet për përdorim të lëndëve narkotike janë bërë, edhe ndaj vajzës, por kohëzgjatja nuk është e favorshme për të hedhur dritë për përdorimin e tyre”, tha gazetarja Qyrfyçi.