Prokuroria e Durrësit ka pezulluar hetimet për vrasjen e Edmir Bregut, i njohur edhe si Ilir Kuqi. Ai u ekzekutua në derë të banesës së tij, por për shkak se organi i akuzës nuk ka asnjë prove, dosja i ka kaluar sërish policisë për plotësim hetimesh.

Teksa kanë kaluar më shumë se 2 vite nga vrasja e Edmir Bregut i njohur edhe me emrin Ilir Kuqi, organi i akuzës është në pikën zero të hetimeve. Për këtë arsye nga prokuroria e Durrësit ka vendosur pezullim të dosjes hetimore numër 141 që ka të bëjë me vrasjes e të riut nga qyteti bregdetar.

Ky pezullim lidhet me faktin se dëri më tani nga provat e mbledhura nuk çojnë në zbulimin e autorit të këtij ekzekutimi.

Nisur nga këto rrethana dosja i ka kalur sërisht policisë prë të mbledhur më tepër prova që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes të ndodhur më 24 janar të vitit 2021.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Edmir Bregu ditën e ngjarjes është ndjekur nga autorët, deri sa ata kanë gjetur mundësinë për ta ekzekutuar.

Por nga kamerat e sigurisë, për shkak të errësirës dhe shiut të dendur nuk dallohet qartë momenti që ata kanë hapur zjarr mbi 32-vjeçarin.

E vetmja prove në dorë të policisë është fakti se autorët kanë përdorur një mjet me ngjyrë të zezë. Sipas profilit të Edmir Bregut policia dhe prokuroria kishte ngritur 3 pista hetimore në atë kohë.

E para kishtë të bënte më konfliket që mund të kishte jashtë shtetit për të cilën mund të ketë ndryshuar edhe indetitetet, e dyta kishte të bëntë më prishjen e pazareve të drogës, e ndërsa pista e trete sipas policisë ishte shoqërimi i 32-vjeçarit me persona më rekorde kriminale në Durrës./OraNews