27-vjeçari Molloul Fatah, algjeriani që vrau 23-vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri në Itali ka deklaruar para hetuesve se e ka qëlluar Klajdin për tu vetëmbrojtur.

Ai ka thënë se nuk ka qëlluar për ta vrarë e madje nuk e ka kuptuar se e ka vrarë. Ai ka marrë armën me shtizë ‘vetëm për tu mbrojtur nga ata të tre’ dhe plagosja aksidentale ka qenë fatale.

A nuk e dinte Fatah që ajo e kishte vrarë? Pasi e ka goditur ka nxjerrë shtizën nga gjoksi dhe është larguar”, përgjigjet hetuesi që po heton vrasjen në Sirolo, ku të dielën e kaluar një sherr mes shoferëve përfundoi në këtë tragjedi absurde.

Nëse algjeriani ishte në dijeni të krimit, ajo që ndodhi menjëherë më pas është edhe më e habitshme: “Ai ka shkuar në plazh me të fejuarën e tij dhe ndoshta ka përdorur”. I njëjti me të cilin tre orë më parë kishte vrarë 23-vjeçarin që ndërhyri për të prishur sherrin e ndodhur pranë një rrethrrotullimi për një arsye shumë banale: ngadalësimin e një makine.

“E mora pushkën për t’u mbrojtur”, thotë Fatah. “Nuk është e vërtetë se ka qëlluar Klajdi”, thotë vëllai i viktimës.

“Algjeriani e ka goditur me shqelma dhe grusht burrin tim,  tha gruaja që ndodhej në makinën para.

Hetuesit duket se besojnë më shumë në këto versione të fundit. “Kam hapur një dosje për vrasje me dashje të rënduar për konflikt të çastit”, përmblodhi prokurorja e Ankonës, Monica Garulli, e cila urdhëroi autopsinë për sot.