Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit Valter Fjerza në fshatin Hoti i Ri në Shkodër, i cili shkoi në vendin e krimit për të ndihmuar vëllain e tij, Klevis Fierza, por fatkeqësisht mbeti i vdekur.

Klevis Fierza, disa minuta para vrasjes së vëllait të tij, ishte konfliktuar ashpër me tre vëllezërit Klodjan Mëhillin, Paolo Mëhillin, Luçian Mëhillin, kushëririn e tyre Aleksandër Mëhillin dhe Enton Dushaj.

Shkak i konfliktit ishte bërë debati për parkimin e një automjeti. Ora News raporton se sipas dosjes hetimore, njëri nga vëllezërit Mëhilli, Klodjan Mëhilli, në konflikt e sipër ka nxjerrë një armë zjarri pistolete duke ja vendosur në gjoks, Klevis Fjerzës.

Në këtë moment kanë ndërhyrë dy shokët e këtij të fundit Gjok Qukaj dhe Agostin Lugaj, duke bërë të mundur heqjen e pistoletës nga dora e Klodjan Mëhillit.

Këtë armë, ata e kanë hedhur rreth 60 metër larg vendit të ngjarje, me qëllim për të shmangur ndonjë pasojë më të rëndë. Valter Fierza është nisur në drejtim të ngjarjes me automjetin foristradë “Nissan Navara”.

Por në të njëjtën kohë, pasi Klodjan Mëhillit,i ishte nga duart arma pistoletë, ai ka shkuar në makinën e tij, dhe ka marrë një armë tjetër automatike kallashnikov, të cilën e mbante në automjetin foristradë.

Pikërisht me kallash, Mëhilli ka qëlluar në drejtim të automjetit që drejtohej nga Valter Fjerza, ku si pasojë e të shtënave, ky i fundit ka marrë plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.

Pas kryerjes së krimit tre vëllezërit Mëhilli dhe dy kushërinjtë e tyre Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj, jane larguar nga vend i ngjarjes.

Një ditë më parë policia mundi të arrestojë vetëm Paolo Mëhillin ndërsa 4 personat e tjerë vijojnë të jenë në kërkim. Aktualisht është sekuestruar vetëm arma tip pistoletë, por jo automatiku kallashnikov me të cilën u krye vrasja.

TË PËRFSHIRË NË KRIM

Paolo Mëhilli, i arrestuar

Klodjan Mëhilli, në kërkim

Luçian Mëhilli, në kërkim

Aleksandër Mëhilli, në kërkim

Enton Dushaj, në kërkim

/OraNews