Edmond Mustafa, i dyshuari si pjesëtar i klanit ‘Škaljar’, i cili u vra mëngjesin e sotëm në qendër të Tivarit, përmendet në korrespondencën e Sky që është shkëmbyer gjatë vitit 2020 nga lideri i klanit të Kavaçit, Radoje Zviter dhe oficerët e policisë të dyshuar se punonin për të.
Nga përgjimet e Sky ECC ai është në rrezik nga grupi “Škaljar” për shkak të blogeres, fatale malazeze, Vasilisa Nurkoviq.
Në komunikimin e tyre të përgjuar, u zbulua se “Kavaç”, kishte planifikuar rrëmbimin e Mustafës, duke thënë se ai duhet të pranonte, “të jetë dëshmitar-bashkëpunëtor dhe të zbulojë vrasësit e tyre për të paktën 20 vrasje”.
Në mesazhet e përgjuara zbulohej se kishte frikë, për shkak të blogeres fatale malazeze, Vasilisa Nurkoviq.
Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 30-vjeçarit shqiptar, Dino Ibrahimoviç nga Barana, i cili është i dyshuari kryesor i ekzekutimit të të riut në rrugën “Marsala Tita”.
Prokurorja, Irena Buriç, ka konfirmuar se Dino Ibrahimoviç është vendosur në pranga dhe akuzohet për vrasje dhe mbajtje pa leje të armëve e lëndëve shpërthyese.
Ai është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, ndërkohë mësohet se është gjetur edhe arma e krimit, raporton Vijesti.
Prokurorja tha se për momentin nuk mund të flasë për motivin e krimit, por se do të hetohen të gjitha pistat në lidhje me ngjarjen.“Kam kryer një hetim në vend të ngjarjes së bashku me zyrtarët e Qendrës së Sigurisë së Tivarit dhe ekspertët e Qendrës Mjeko Ligjore Danilovgrad, nga vendi i ngjarjes janë marrë gjurmë që do të jenë objekt i ekspertizës së mëtejshme”, tha prokurorja para gazetarëve.
Sipas informacioneve të “Vijesti”, shqiptari i ekzekutuar është pjesë e klanit Skaljari.