Sot në Shkodër u ekzekutua Naim Bajri (lexo këtu të gjitha lajmet). Ai ishte duke pirë me një nga punëtorët e tij në momentin që u qëllua me breshëri kallashi nga një makinë në lëvizje duke humbur jetën në vend.
Shkodra cilësohet si “Palermo” e Shqipërisë për shkak të kriminalitetit të lartë.
Më poshtë gjenden disa nga vrasjet më të bujshme në Shkodër nga viti 2000.
Vrasjet e bujshme në Shkodër prej vitit 2000
2 gusht 2000 vritet Drejtori i Policisë së Shkodrës, Kolonel Arben Zylyftari
21 tetor 2001 vritet Indrit Bajri
9 gusht 2004 vritet Emin Spahia, kreu i Lidhjes së Misionarëve të Pajtimit të Gjaqeve
10 Shtator 2006 vritet në mes të Shkodrës Çlirim Cafi
15 maj 2008 vritet me snajper biznesmeni Esat Valbona
6 shtator 2008 vritet Frederik Qerthaqi
19 shtator 2008 vritet biznesmeni Enver Ramadani (Hyseni)
19 qershor 2009 vritet Aleks Keka, kreu i PDK-së për Malësinë e Madhe
12 mars 2010 vritet biznesmeni Astrit Meshnuni
29 gusht 2010 vritet polici Kolë Ndreshaj
8 tetor 2010 vritet Pastori i Kishes Ungjillore Dritan Prroj
14 mars 2011 vritet me dy plumba Astrit Kurtmemaj
30 nëntor 2012 ekzekutohet Admir Koçia
20 janar 2013 ekzekutohet me armë Kujtim Vajushi
18 mars 2013 vriten në pritë vëllezërit Gjovalin dhe Nik Pjetrushi
14 qershor 2014 vritet Enver Barbullushi
18 qershor 2018 vritet biznesmeni Mehdi Kavaja
15 korrik 2018 vriten Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci
10 Gusht 2018 vritet Fatbardh Lici
27 gusht 2018 vritet Prendush Fusha
1 shtator 2018 vritet Arjan Ferracaku
14 nëntor 2018 vritet Fatos Ferracaku
20 mars 2019 vritet Ferdinand Polia
30 mars 2019 vriten Ibrahim dhe Astrit Bilali
18 gusht 2020 vritet Gledis Kraja
28 nëntor 2020 vritet Ridvan Ramazani
4 Prill 2021 ekzekutohet Bardhok Pllanaj
13 shkurt 2022 vritet Prek Tonaj
12 prill 2022 vritet Nazmi Bandulla
3 qershor 2022 vritet Naim Bajri