Vrasësi Nuredin Dumani ka pranuar që të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe tashmë pritet që të rrëfehet për të gjitha krimet që ka kryer. Kush e porositi? Kë ka vrarë? Sa është paguar?

Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave, Dumani pritet që t’u japë përgjigje përpara oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit për të zbërthyer grupet kriminale në Elbasan dhe jo vetëm.

Krahas akuzave për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe miqve të tyre Anxhelo Avdia e Dorian Shkoza, SPAK po e heton Nuredin Dumanin edhe për 5 vrasje të tjera.

Dumani dyshohet se në bashkëpunim me ish-mikun e tij Talo Çela ka ekzekutuar Endrit Alibejn, xhaxhain e tij Arben Dylgjeri dhe një turk disa vite më parë në Elbasan. Dumani u arrestua pak javë më parë në Fier.

Ai u nis për të vrarë Talo Çelën, por ra në pritë në Cërrik dhe u kap i plagosur në Fier së bashku me mikun e tij Enrik Hoxhaj, që gjithashtu ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.