Ai goditi me thikë nënën e tre fëmijëve të tij në parkingun përballë një dyqani kompjuterësh dhe më pas filmoi gruan që po vdiste. Për këtë akt kriminal, Besmir Ademi (37-vjeç) u dënua me burgim të përjetshëm të hënën para gjykatës rajonale të Aachen të Gjermanisë për vrasje. Në aktgjykim, gjykata vuri në dukje peshën e rëndë të fajit të të pandehurit.

Edhe pse kjo lejon ligjërisht lirimin nga burgu pas 15 vitesh, në praktikë është pothuajse e pamundur. Aktgjykimi nuk është përfundimtar. Në ditën e parë të gjyqit, shqiptari, i cili nuk donte të pranonte ndarjen nga gruaja, ka rrëfyer se ka vrarë Jetmira Beka (28-vjeçe).

Besmir Ademi u shpreh: “Fëmijët i kam lënë jetimë. Do të bëja gjithçka për ta zhbërë. Nuk e mbaj mend aktin. Ka vetëm një vrimë të madhe të zezë.”