Deklaroi se e vrau të dashurën pasi ishte xheloz dhe kishte kapur një mesazh të sajin, Qamil Taja u shfaq i penduar në gjykatë.
Ai ka dëshmuar për rreth 2 orë në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.
“Ai kërkoi dhe iu dha një afat për të kërkuar falje. Është e dhënë që më ka shprehur pendimin. Ai është i shkatërruar. Nuk do të doja të bëja një deklaratë të parakohshme nëse ai kishte përdorur drogë”, tha avokati i autorit, Christos Divanidis.
Sipas informacioneve, 25-vjeçari pretendon se si ai ashtu edhe viktima kanë pasur shpërthime xhelozie dhe se shkak i sherrit fatal që përfundoi në vrasje ka qenë një mesazh që 19-vjeçarja ka parë në celular.
Kujtojmë se pas krimit, 25-vjeçari është paraqitur vullnetarisht në komisariat dhe është dorëzuar duke rrëfyer se ka vrarë partneren e tij.