Një 33-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një spital në Angli, pasi ishte sulmuar me thikë 8 ditë më parë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Jetmir Pemaj nuk u mbijetoi dot plagëve të marra në një sulm me thikë që ndodhi më 27 korrik në Harrow Street, Whitmore Reans, Wolverhampton.
Gjatë sulmit me thikë mbeti i plagosur edhe një 20-vjeçar. Familja e shqiptarit tha Jetmiri është një djalë i dashur dhe se do u mungojë.
“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë e gjithë familja dhe miqtë e tij”, tha familja në deklaratë.
Ndërkohë, autori i ngjarjes është në burg. Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje dhe do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës së Birminghamit të enjten.