Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion pushoi çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj për vrasjen e biznesmenit, Vajdin Lame.

Kjo është hera e dytë që Prokuroria e Posaçme vjen me kërkesë për pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ka prova që implikojnë këta dy persona në vrasjen e Lames.

Akuza ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishaj u ngrit pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Ky i fundit i hapi probleme emrave të njohur të botës se krimit, që vepronin kryesisht në Tiranë, Durres e Vlorë.

Disa vite më parë, në tre rrëfime, Reçi rrëfeu disa ngjarje kriminale duke perfshire emra te njohur per drejtesine

Vajdin Lame, presidenti i Federatës së Boksit dhe truproja e tij Artan Arsi u vranë në 27 shkurt të vitit 2005, në njërën nga kullat pas stadiumit “Qemal Stafa”.

Lame dhe Arsi u ekzekutuab me një sasi eksplovizi e cila ishte vendosur ne ashënsorin e pallatit ku jetonte Vajdin Lame.

Ky i fundit vdiq në vend ndërsa Artan Arsi ndërroi jetë rrugës për spital.

Për ngjarjen e shkurtit të vitit 2005, janë marrë të pandehur Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Indrit Taullai.