Në një deklaratë për përdoruesit e saj, kompania informoi se ata që shkelin termat dhe kushtet do t’u jepet një mundësi të bëjnë atë që u kërkohet para se të fshijnë llogarinë e tyre.
WhatsApp publikoi një deklaratë në faqen e internetit duke paralajmëruar përdoruesit e saj se kushdo që ka disa aplikacione të shkarkuara do t’i pezullohet llogaria.
Së pari, pezullimi do të jetë i përkohshëm dhe ata do të marrin një mesazh që i paralajmëron se rrezikojnë të humbin llogarinë e tyre dhe se duhet të marrin masat e nevojshme për të mos e bërë këtë. Nëse bëjnë atë që kërkohet në mesazh, ata mund të vazhdojnë ta përdorin atë normalisht.
Aplikacionet që duhet të fshihen menjëherë janë WhatsApp Plus, GB WhatsApp ose ndonjë tjetër që është një version i ndryshuar i origjinalit.
Këto aplikacione ju lejojnë të personalizoni funksione që WhatsApp nuk i ka, të tilla si transferimi i bisedave nga një celular në tjetrin.
Përdorimi i këtyre versioneve shkel termat dhe kushtet e ndërmarrjes dhe është një rrezik për sigurinë e përdoruesve.Një masë tjetër që ata planifikojnë të shtojnë për të përmirësuar sigurinë është që funksioni i fotove dhe videove që vetëshkatërrohen pas një kohe të caktuar do të zbatohet.
Ata tashmë janë në testim beta dhe do të jetë në dispozicion së shpejti.