Wizz Air ka marrë fund! La mbi 700 pasagjerë sot në Rinas pas asnjë SHPJEGIM!
Me dhjetra qytetarë janë detyruar të presin me orë të tëra këtë të premte në aeroportin e Rinasit, për shkak të anulimit të disa fluturimeve nga kompania WizzAir.
Siç mëson Radar.al, janë anuluar dhe shtyrë oraret e disa fluturimeve.
Qytetarët të prekur nga kjo situatë, kanë bërë me dije për Radar.al se vetëm fluturimi i linjës Tiranë-Romë, i cili ishte parashikuar për në orën 16:25, është shtyrë në orën 02:15.
WIZZ AIR kthehet në makth për pasagjerët, shtyhet me 13 orë fluturimi për në Milano
Ndërsa udhëtimet nga Tirana drejt Bergamos dhe Trevisos janë anuluar për ditën e sotme.
Shumë qytetarë, shihen në këto pamje teksa presin në hollin e aeroportit në pritje të përgjigjeve për t’i hipur avionit dhe për të shkuar në destinacionet e tyre.
Theksojmë se shumë qytetarë kanë pasur edhe fëmijë me vete, të cilët e kanë të pamundur të qendrojnë me orë të tëra në pritje, pa kuptuar se çfarë po ndodh.
Nuk është hera e parë që kompania ajrore Wizz Air denoncohet nga qytetarët për probleme me fluturimet, me vonesa apo anulime që kanë shkaktuar pasoja tek pasagjerët.
Mësohet se sot në Rinas kanë mbetur rreth 700 udhëtarë që u kthyen mbrapsht pas fluturimeve të shtyra apo të anuluara.