Wizz Air” njihet si një ndër kompanitë ajrore më problematike të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit. Pasagjerët janë ankuar shpesh herë për mungesë të kushteve në avionet e saj, sjellje problematike të stafit me mungesën e dhënies së informacionit, vonesat e fluturimeve, madje shpesh herë edhe me anulime të fluturimeve.

Së fundmi, sërish kjo kompani ka shfaqur probleme. Bëhet fjalë për avionin e linjës Pescara-Tirana. Për mediat pasagjerët kanë konfirmuar se janë të shqetësuar pasi nga koha e keqe avioni nuk është ulur në Rinas.

Pas gati dy orësh në ajër, avioni është rikthyer sërish në Brindisi në Itali. Pasagjerët kanë theksuar se nuk kanë marrë asnjë përgjigje se si do të vijojnë më tej dhe nëse do të niset sërish apo jo.