Një denoncim për mediat nga një qytetar në lidhje me sorollatjet dhe papërgjegjshmërinë e krijuar nga linja ajrore Wizz Air, e cila do niset 12 orë me vonesë, duke i terrorizuar qytetarët se avioni ka defekt.

Pasagjerët e itinerarit Catania-Tiranë u përballën me një situatë frike e ankthi, ndërsa u është dashur të sorollaten kot, deri sa erdhi njoftimi për tu nisur, fiks 12 orë me vonesë.

Wiz Air sorrollat pasagjerët. Sot fati i zi u ra atyre të itinerarit Katania-Tiranë. Duhej të niseshin në orën 9 paradite e të mbërrinin më 10 e 20. Por sa hypën në avion i zbritën duke i terrorizuar se ka defekt avioni.

Më pas asnjë info deri sa u erdhi lajmi që do niseshin më 21, pra 12 orë me vonesë. Nuk ishte e thënë të qe e vërtetë. Sapo në ekran u lexua që mbase do nisen për në Tiranë në orën 23 e 30. Pra në mesnatë.

SKANDALI/ 'Wizz Air' sorollat pasagjerët për 12 orë:

E shumica janë nxënës shkollash e të moshuar. Askush nuk sqaron gjë. Rrinë dhjetra e dhjetra shqiptarë në aeroport pa asnjë shpjegim, ndjesë apo komunikim njerëzor. Turp është pak të thuash”, është denoncimi i qytetarit.

Avioni duhej të nisej në orën 09:00 paradite e të mbërrinin në destinacion në orën 10:20, siç ishte planifikuar. Por një situatë që nuk dihet sa vërtetësi ka, ndryshoi tërë rrjedhën e fluturimit të planifikuar.

Punonjësit e avionit kanë dhënë alarmin se ka një defekt, ndaj duhej që të zbrisnin menjëherë. Gjatë kësaj kohe nuk kishte asnjë informacion për udhëtarët se si do procedonin, duke i lënë në pritje për një kohë të gjatë. Udhëtimi do bëhet në mesnatë, e ndërsa shumica janë nxënës shkollash e të moshuar.