Pas fitores së “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli premtoi se do sillte projekte të reja dhe këngë për fansat e tij.

Pas këngës me Donald Vishaj “2 shotsa”, Duket se këngë të reja janë në horizont. Pak ditë më parë, ai postoi në story një foto ku shfaqej në një studio diskografike, duke regjistruar një këngë dhe krahas saj shkruante “Së shpejti”.

Ditën e sotme, Luizi na ka zbuluar se për projektin e ri muzikor po bashkëpunon sërish me kantautorin, Elgit Doda, me të cilin bashkëpunoi si për këngën brenda BBV të titulluar “Me ty”, po ashtu edhe për bashkëpunimin me Donaldin “Dy Shotsa”.

Luizi ka postuar në Instagram një foto me Elgitin dhe krahas saj ka shkruar “Mishi kokërr”.

Në media është aluduar se kënga e re e Luizit do të titullohet “Pa ty”, siç duket e kundërta e këngës së parë të titulluar “Me ty”.

View this post on Instagram

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

"Mishi kokërr"/ Luizi zbulon detaje nga kënga e re që