Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku së fundmi kanë realizuar një set fotografik në kuadër të festave të fundvitit.
Në një ambjent të arreduar deri në detaje, që përcillte frymën e festës, çifti u shfaqën krah njëri tjetrit më të lumtur se kurrë.
Por menjëhërë pas publikimit të fotove të tyre, nisën disa dyshime për një shtatëzëni të mundshme të Xhensilës.
Në foto këngëtarja ka veshur një fustan të bardhë, teksa prapa saj qëndron Besi, e të dy kanë vënë duart në barkun e Xhensilës.
Ndjekësit menjëherë nisën të pyesnin, nëse çifti janë në pritje të një fëmije të dytë.
Kujtojmë se së fundmi Xhensila ka deklaruar zgjerimi i familjes është një ndër planet e saj, por a do jetë viti 2023 që do e gjejë familjen Kallaku me 4 anëtarë?