YURI KIM

Më 18 mars 2025, një numër mediash dhe portalesh shqipfolëse raportuan se ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim kishte pranuar të largohej nga Departamenti amerikan i Shtetit nëse hetimet ndaj saj ndalonin.

Në të vërtetë, në mars 2025, Kim u shkarkua nga posti i saj si Zëvendës Ndihmës Sekretare kryesore e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike.

“Mesditën e së hënës së 17 marsit 2025 Yuri Kim shkeli për herë të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit,”pretendojnë artikujt e mësipërm.

Megjithatë, Kim nuk u largua nga Departamenti i Shtetit dhe vijon të listohet në faqen e tij zyrtare si “Këshilltare e Lartë për Efiçencën dhe Llogaridhënien” në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike.