Zaimina me natyrën e saj mjaft sportive u përfshi në një lojë në “Zemër Luana” bashkë më dy të ftuarat e tjera Semi Jaupaj dhe Kanita ku do të flisnin për çështjet e zemrës. Një prej pyetjeve që iu drejtua vajzave ishte për njohjen më të çuditshme që ato kanë pasur.
Zaimina u përgjigj duke thënë që ajo ka patur njohjen më të çuditshme. “Kur jam dashuruar unë ka qënë koha e qerosave me X5”, tha Zaimina duke shkaktuar të qeshura dhe është pasuar me një batutë të Besit i cili i tha: “Por ti zgjodhe atë me X6”.