Vajza, e cila shfaqet në videon e Safet Gjicit, pra, në skandalin erotik që shpërtheu pak ditë më parë, është bashkëpunëtore apo punonjëse e “Top Channel”.
Theksojmë fjalën bashkëpunëtore, pasi ajo punon për llogari të kamerave të fshehta të emisionit investigativ “Fiks Fare”.
Ashtu siç është raportuar këto ditë në media, që vajza bashkëpunon me një emision investigativ, Alma K., është parë shpesh në studiot e “Top Channel” dhe ekskluzivisht në redaksinë e emisionit “Fiks Fare”, ku mesa duket bashkëpunon për të kryer kamera të fshehta.
Mesa duket, videon vajza e ka bërë vetë ose për llogari të personave të tretë.
Gjithçka duket qartë, sepse Gjici me Alma K., në videon e plotë, pra jo vetëm në ato dy minuta që janë publikuar, por në videon e plotë rreth 15 minuta, flasin dhe për projektin që ka pasur Alma K., për të zhvilluar në Bashkinë e Kukësit. Një projekt që është konfirmuar edhe nga profesori Sazan Guri, i cili ka theksuar se i është dhuruar prej tij siç u është dhuruar dhe shumë organizatave të tjera që janë për mbrojtjen e kafshëve.
Një projekt i vitit 2009, i cili ka të bëjë me vaksinimin, matrikullimin dhe mbrojtjen e kafshëve të rrugës.
Në fakt u pretendua se Gjici dhe Alma K., kishin një lidhje prej kohësh, por e vërteta rezulton të jetë krejt ndryshe. Njohja është prej projektit dhe në videon e plotë flitet dhe për këtë të fundit, çka rëndon edhe më shumë pozicionin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, pasi me videon e publikuar ngelet thjesht dhe vetëm një çështje etike dhe morale, ndërsa videoja e plotë e çon Gjicin drejt akuzës për korrupsion apo shpërdorim detyre.
CNA ka mësuar se Alma K., është bashkëpunëtore apo punonjëse e televizionit “Top Channel” për redaksinë e emisionit “Fiks Fare”, por gjithashtu pretendohet se ajo kryen bashkëpunime edhe për struktura shtetërore dhe media të tjera.
Pra, shpesh shfaqet si bashkëpunëtore e policisë, deklarohet se është bashkëpunëtore e SHISH-it dhe nga ana tjetër del bashkëpunëtore e emisionit “Fiks Fare”, por ka pretendime që ajo ka kryer aktivitet dhe për llogari të emisioneve të tjera investigative./