Më shumë se dy javë pasi ndërroi jetë, është publikuar certifikata e vdekjes e Mbretëreshës Elizabeth II.
Sipas dokumentit të publikuar nga BBC, shkaku i vdekjes së monarkes ka qenë mosha.
Ajo ndërroi jetë në orën 15:10 me orën lokale në Kalanë Balmoral në Skoci. Dokumenti i publikuar është nënshkruar edhe nga vajza e saj, Princesha Anne.
Vdekja u regjistrua më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë.
Certifikata e saj e vdekjes mban gjithashtu emrin e babait të saj, Mbretit George VI, dhe nënës, Elizabeth Bowes-Lyon.