Është zbuluar çmimi i madh që do të marrë fituesi i Big Brother VIP Kosova. Lajmin e ka zbuluar prezantuesi i këtij spektakli, Alaudin Hamiti.

Banori që do të shpallet fitues nga Big Brother VIP Kosova, do të marrë plot 200 mijë euro.

Big Brother VIP Kosova pritet të nisë këtë vjeshtë dhe deri tani ende nuk janë konfirmuar cilët banorë do shohim brenda shtëpisë edhe pse aludime ka pasur shumë.