Konferenca e Kryetarëve ka miratuar ditën e sotme programin për zhvillimin e seancave plenare në Kuvend gjatë periudhës 4-29 korrik të këtij viti.
Në programin e miratuar, mësohet se nëdatën 24 korrik do të zhvillohet seanca për betimin e Bajram Begajt si president i ri i vendit.
Njoftimi i Plotë:
Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022.
Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Mbledhja miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022.
U vendos zhvillimi i seancave plenare më 14, 21 dhe 24 korrik 2022.
Mbledhja vendosi t’i propozojë seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë deri në 30 shtator 2022.