Ndonëse është ndër personazhet më të klikuar dhe më të ndjekur, pak dihet për jetën e tij private. Noizy prej vitesh është deklaruar si një ndër beqarët më të kërkuar. Pas disa thashethemeve për vajza të njohura të ekranit, reperi gjithnjë është shfaqur vetëm. Madje, në deklaratat e tij, ai pohonte se do ta shikonim edhe shumë gjatë single. Por duket se gjërat kanë ndryshuar.
Përballë Xheraldinës në emisionin “N’majë t’gjuhës”, ai ka folur ndoshta për herë të parë për jetën private. Veç batutave dhe bisedës për karrierën, Noizy ka folur për herë të parë edhe për vajzën që i ka fituar zemrën. Me sa duket, ai ka tashmë dikë në krah dhe shumë shpejt është duke planifikuar edhe dasmën.
Natyrisht, duke mos dashur të zbulojë më shumë, ai na ka lënë të kuptojmë se partnerja e tij është nga Dibra. “Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, shprehet ai. Urimeve të moderatores ai i është përgjigjur me një buzëqeshje, duke konfirmuar kështu planet e afërta që e presin në jetën private. E duket se më në fund paska dalë një vajzë që t’ia fitojë zemrën reperit rebel.
Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, duket se lidhja e tij është konsoliduar tashmë dhe vajza nga Dibra ndoshta shumë shpejt do të jetë edhe bashkëshortja e tij. Bëhet me dije se lidhja e tyre ka nisur disa vite më parë, duke u shndërruar shpejt në një marrëdhënie të afirmuar dhe pranuar nga miqtë dhe të afërmit.
Dibrania e Noizyt e shoqëron të dashurin thuajse në çdo udhëtim që ai ka, duke përfituar kështu nga koha për të shijuar edhe disa ditë relaksi së bashku. Duke njohur natyrën e tij diskrete, reperi ka preferuar që ta mbajë gjithnjë larg vëmendjes së rrjeteve sociale, duke mos dashur ta shndërrojë në një personazh të famshëm.
Duke qenë se partnerja e tij nuk i përket pjesës së showbizzit, edhe ajo vetë preferon të qëndrojë larg kësaj bote. Por, teksa u shpëton ndjekësve, nuk u shpëton dot miqve dhe të afërmve, që duket se e miratojnë këtë lidhje dhe e kanë pranuar partneren e artistit. Në ato pak rrëfime që ai vetë ka thënë, nuk e ka përmendur kurrë praninë e një femre në jetën e tij. Noizy e ka ndryshuar rrjedhën e pyetjeve gjithnjë kur është pyetur rreth jetës sentimentale.