Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka folur sërish për situatën në vendin e tij. Ai ka thënë se kërcënimi i Putinit për lëshimin e një arme bërthamore është një blof, ndërsa shtoi se është të jesh vrasës dhe vetëvrasës janë gjëra të ndryshme.
“Unë besoj se kërcënimi i luftës bërthamore është një blof. Një gjë është të jesh vrasës, tjetër gjë të jesh vetëvrasës”, tha presidenti.
Më tej, ai ka shtuar se edhe Polonia është në rrezik, duke theksuar më tej se dëshiron të plani i Kremlinit është të shpërbëjë Europën, ashtu siç po bën edhe në Ukrainë.
“Jam i sigurt që edhe Polonia është në rrezik. Putin dëshiron të shpërbëjë Europën ashtu si Ukraina. Objektivat e Putinit janë Moldavia, Gjeorgjia dhe Baltiku”, përfundoi presidenti.