
Dy orë ka zgjatur protesta e Sali Berishës përpara Kryeministrisë. Aq sa ishte marrë edhe leja. Incidente nuk ka pasur. Vetëm thirrje dhe paralajmërime për Edi Ramën.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ky është vetëm fillimi dhe se marshimi do të vazhdojë për rrëzimin e qeverisë.
“Atij do i presim biletën dhe ky është vetëm fillimi i marshit tonë të lirisë. Edi Rama kthehet në vasal i Vuçiçit, rrethon Kosovën me sherre.
Ai ka të parat interesat e Beogradit dhe shqiptarëve. Edi Rama, populli opozitar, patriot kudo që janë, do i thonë “Ballkanit të Hapur”, JO Ballkanit të Beogradit dhe Putinit, PO Procesit të Berlinit.
Ne u mblodhëm këtu në piskun e vapës për t’i çuar një mesazh shumicës së heshtur të shqiptarëve, ngrihuni, bashkohuni me ne” tha Berisha.