Kryeministri Edi Rama ka mohuar thashethemet për zgjedhje të parakohshme në vend.

Në një deklaratë për mediat, i pyetur nga gazetarët, Rama u shpreh se këto janë thashetheme që bëhen nën çadrën e plazhit.

Sipas tij këto nuk janë për në godinën e qeverisë.

Rama: Mos komuniko me këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit, por që nuk janë për në godinën e qeverisë.