Erta, një 15 vjeçare nga Tirana, denoncoi tek “Piranjat” një burrë nga Dimali, i cili e ngacmonte seksualisht në rrjetet sociale. Madje i kërkonte dhe takime për të kryer marrëdhënie seksuale.

Ky denoncim riktheu edhe njëherë në vëmendje, historitë me pedofilë, të cilat i kemi trajtuar që në startin e këtij formati, një vit më parë. Dhe ne nuk kishim se si të qëndronim indiferentë ndaj këtij fenomeni të neveritshëm.

Duke konsideruar faktin, që kishim përballë një fëmijë i kërkuam, të na lidhte me një familjar në moshë madhore.

Ertës në krah i doli kushëriri, i cili në një bisedë telefonike na sqaroi se burri i ka shkruar rregullisht dhe e ka marrë në telefon edhe me kamer. Gjithashtu i ka treguar se është i martuar dhe ka një fëmijë të vogël. Vajza i ka thënë e moshën e saj, por sipas të kushëririt, pedofili që duhet të jetë mbi 40 vjeç nuk e ka pasur problem që ajo është 15 vjeç.

Të gjitha këto vërtetohet dhe nga chat-et mes tij dhe të miturës, ku nuk mungojnë dhe fjalët banale. Mes të tjerash manjaku i shkruan se është 30 vjeç (e gënjen) dhe se nuk e ka problem moshën e saj, madje i shkuan se në të njëjtën moshë ka dhe bashkëshorten.

Duket se është një person shumë i rrezikshëm, pasi i pohon se ka kryer marrëdhënie seksuale dhe me vajza të tjera të moshës 15-16 vjeç. Kushëriri sqaron se i tha, që ta provokonte më shumë pedofilin dhe më pas ta demaskonin tek “Piranjat”.

Erta nisi komunikimin. Filloi t’i japë “shpresë” dhe menjëherë pedofili nisi t’i dërgojë deri foto nudo, pa u merakosur aspak se ka përballë një vajzë të vogël.

Pas këtij hapi të parë, “Piranjat” i kërkuan vajzës akses në instagramin e saj dhe nisëm të chat-ojmë me manjakun.

Në emër të vajzës “Piranjat” dhe Florian, pedofili rinisën një komunikim më “intim”. Gjatë bisedës ai i kërkoi ta takojë në qytetin e tij dhe më pas të shkojnë në hotel. Që Erta mos e refuzojë, ai përpiqet të jetë bindës duke i treguar se me të në hotel kanë qënë dhe bashkëmoshatare të saj dhe janë kënaqur.

Në një prej bisedave Floriani i kërkon që ajo të zhvishet dhe ta shohë nudo përmes kamerës.

Tekstet e tij nuk lënë as më të voglin dyshim. Kemi të bëjmë me një pedofil pervers, cili edhe pse po komunikon me një të mitur është i gatshëm të takohet.

Me qëllimin e vetëm, abuzimin seksual me të.

Dhe ne vendosëm ta fusim në kurth duke udhëtuar drejt Dimalit (Urës Vajgurore), atje ku është përgatitur të presë vajzën e mitur.

Sapo hyjmë në qytet, bëjmë një ndalesë në komisariatin e policisë, ku kërkuam bashkëpunimin e agjentëve në terren.

Më pas, së bashku me një aktoren tonë, e cila edhe pse ne moshë madhore, ngjan më e vogël, shkojmë në vendin e takimit, në qëndër të qytetit. Pedofili takohet me vajzën.

Në këtë moment vërejmë diçka të çuditshme. Floriani flet në telefon me shokët e tij,
të cilët po i vijnë me makinë për të marrë vajzën.

Nga sa kuptohet, pedofili duket se vepron në grup dhe është në pritje të bashkëpunëtorëve.

Nuk zgjat shumë dhe në rrugën kryesore shfaqet një kamionçinë e bardhë, në të cilën ndodhen dy persona. Pikërisht ata me të cilët pedofili po komunikoi.

E ndërsa jemi duke pritur të ndërhyjmë, pasi grupi i pedofileve të bashkohej, na vjen një mesazh nga vajza: “Ky thotë po vjen makina. Kam shumë frikë, hajde të lutem!”

Ndaj nuk mund të prisnim më asnjë sekondë dhe ndërhyjmë me urgjencë së bashku me agjentët e policisë.

Teksa pedofili pas prangosjes, u shoqërua në polici dhe ne ishim të gjithë të fokusuar tek ai, dy bashkëpunëtorët e tij, ikën nga sytë këmbët.

Imazhi i fundit i tyre brenda furgonit është kapur nga një kamer e fshehtë në momentin e kapjes së pedofilit. Tashme i mbetet policisë t’i zbulojë miqtë e pedofilit dhe qëllimet e tyre.

Ne për momentin iu njohim vetëm zërin dhe pamjet e makinës.

Nëse ky takim nuk do të ishte organizuar nga ne dhe vajza nuk do të ishte pjesë e skuadrës tonë, por një e mitur e pambrojtur, me siguri mund të ishte kthyer në viktimë të perversitetit të këtyre individëve.