Këngëtarja e njohur, Arta Barjami, ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës së saj.
Bajrami shkruan se mamaja e saj ka ndërruar jetë një ditë më parë, duke mos dhënë detaje rreth shkakut të vdekjes.
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Allahu të mëshiroftë oj Nëna ime ? Varrimi do të bëhet sot në kohën e Ikindisë tek varrezat e Arbërisë në Prishtinë”, ka shkruar Arta nëpërmjet një postimi në “Facebook” ku krahas saj ka vendosur dhe foton e të ëmës.
Kujtojmë se disa vite më parë, këngëtarja e njohur ka humbur edhe babain e saj.