Një zjarr ka përfshirë bllokun e paletave të drurit jashtë godinës së fabrikës së prodhimit të lëngjeve AMITA në Libohovë.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH se Libohovës, Gjirokastrës dhe Dropullit të cilët po luftojnë me flakët e zjarrit për t’i vënë nën kontroll.