Kati i parë i një pallati pranë zonës së ish-Parkut të Autobusave ka marrë flakë mesditën e sotme.

Mësohet se zjarri ka rënë në pallatin e ish-klubit Partizani.

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse, por deri më tani nuk kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, ndërkohë që disa banorë kanë mbetur të bllokuar në pallat.