I është dhënë lamtumira e fundit dy vajzave që humbën jetën në orët e para të ditës së djeshme në një aksident tragjik teksa kteheshim nga Durrësi për në Tiranë pasi kishin konsumuar darkën atje.

Dy të rejat, Silva Gjergji nga Rubiku dhe Roxhesa Klironomi nga Durrësi humbën jetën në vend pas përplasjes së makinës së drejtuar nga 26-vjeçari Arbër Tivari.

Fillimisht, shoferi humbi kontrollin e makinës, e cila u përplas me barrierat mbrojtëse, ndërsa më pas doli nga rruga duke shkaktuar edhe tragjedinë. Mesazhet e ngushëllimit kanë qenë të shumta dhe prekëse për dy vajzat.

“Qofsh e xhenetit xhesi çapkenia zemer bujare. Zoti i dhurofte durim familjareve e qofte sprova e fundit ne jeten e familjes Klironomi!! E kam te pamundur ta besoj 24 vjecarja qe u aksidentua mbreme ishe tiiiiii” shkruan një nga shoqet e saj.

Tivari është një emër i njohur në Durrës për drejtësinë, në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje