Në vilën Kirimli festohet ditëlindja e Jusufit. Seher vishet si një princeshë duke i lënë përshtypje Jamanit, të cilit i kujtohet dasma e tyre. Seher ndërkohë ka nisur të ndjejë sërish për Jamanin, por nuk mund ta pranojë. Jusuf i afron edhe më shumë ata duke i kërkuar të flenë së bashku.
Qetësia shumë shpejt përmbyset pasi Seher sheh një makth dhe është pikërisht momenti kur ajo humbi kujtesën pas goditjes që pësoi në anije. Zuhal arratiset nga burgu dhe rikthehet për tu hakmarrë ndaj Seherit dhe Jamanit. Seher duke mos e njohur miqësohet me të. Seher zbulon të shkuarën e errët të Jamanit.