Seher dhe Jaman shohin për dhuratën që do i bëjnë Jusufit për ditëlindje. Seherit i vjen një ide fantastike në mendje. Ajo i thotë Jamanit se ata duhet të shkruajnë një libër për Jusufin ku t’i tregojnë se do të jenë gjithmonë pranë tij. Jusuf fton në shtëpinë e tij një shoqe dhe luajnë së bashku. Seher dhe Jusuf luajnë bashkë me ta duke u afruar më shumë me njëri-tjetrin. Seher sheh në ëndërr sikur Jaman e puth dhe e shkruan në ditar. Ajo ka ndrojtje t’ja tregojë doktorit, por ai i thotë se ëndrrat kanë një kuptim duke e bërë Seherin të kuptojë ndjenjat që ka për Jamanin. Ali shkon të shpëtojë Dujgunë, por përfundon në grackën e Volkanit.