Moderatorja Ori Nebijaj ka treguar se arsyeja që nuk u tërhoq nga ekrani siç paralajmëroi, ishte se u shkëput nga sfera politike kur nuk mori mandatin për deputete.
E ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, Ori tha se edhe pse nuk fitoi, nuk është shkëputur nga PD, por për shkak të konflikteve dhe interesave brenda partisë, të cilat i cilësoi si “zullume të shëmtuara”. Për marrjen e PD-së nga Sali Berisha duket se Nebijaj nuk është dakort, pasi sipas saj cikli i tij ka mbaruar.
“Unë kandidoja se do bëhesha deputete. Po t’i mbanin sa unë premtimet…ata që si mbajnë premtimet vazhdojnë atje. Le të themi që politikën në një farë mënyrë e kam lënë në gjumë, nuk shoh asnëj cep ku mund të angazhohem. Unë nuk jam pjesë as e Bashës as e Berishës, isha në PD se mendoja besoja se gjërat mund të bëhen më mirë. Nuk kam ikur kur ndodhi Basha tamam. E lash unë..nuk kam lënë PD-në por gjithë këto zullumet që bëhen për gjithë këto interesat që nuk më përkasin mua. Zullume të shëmtuara fare, keq, keq, keq. Për Berishën, suksese.. Do më pëlqente që PD të kishte një lider të përfaqësonte demokratët dhe shqiptarët, jo atë që ka kryer ciklin e vet. Nuk kam hequr dorë. Sa kohë këta po zihen si gjelat për karriget e veta…”, tha Ori Nebiaj.