Twitter ka rënë dakord t’i shesë aksionet Elon Musk në një marrëveshje me vlerë rreth 44 miliardë dollarë, tha kompania.
Marrëveshja vjen pasi Musk zbuloi javën e kaluar se kishte financuar 46.5 miliardë dollarë për të blerë kompaninë. Bordi i Twitter u mblodh të dielën për të vlerësuar ofertën e Musk.
Musk ka theksuar vazhdimisht ditët e fundit se qëllimi i tij është të forcojë fjalën e lirë në platformë dhe të punojë për të “zhbllokuar” “potencialin e jashtëzakonshëm” të Twitter.
“Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platforma për fjalën e lirë në mbarë globin dhe besoj se liria e fjalës është një imperativ shoqëror për një demokraci funksionale”, tha Musk. “Megjithatë, që kur kam bërë investimin tim, tani e kuptoj se kompania as nuk do të lulëzojë dhe as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror në formën e tij aktuale. Twitter duhet të transformohet si një kompani private.”