Festivali ‘Sunny Hill Festival’ mbahet në Prishtinë, në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Pas shumë debatesh se festivali do të zhvillohet në Tiranë, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se festivali do të mbetet në Prishtinë.

Në kuadër të festivalit të organizuar nga familja e Dua Lipës, do të sjellë në Kosovë artistë të njohur, si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror. Po ashtu, i lihet ‘dera e hapur’ edhe zhvillimit të aktivitetit në Shqipëri. Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se mes Kosovës dhe Shqipërisë, do të ketë një edicion të veçantë me një line-up tjetër që do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë. Institucionet qëndrore dhe lokale bashkarisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm. Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë. Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht. Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror. Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë. Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival.

Çfarë ndodhi me Sunny Hill?

Festivali Sunny Hill u vendos të mos mbahej në Prishtinë, pasi organizatorët fillimisht u tërhoqën nga eventi pas vonesave proceduriale nga qeveria e Kosovës. Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, themeluesi Dukagjin Lipa i njoftoi krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” për vendimin e tërheqjes së festivalit nga Prishtina dhe pritet të mbahet në Tiranë.