Tashmë është zyrtare. Sali Berisha dhe Ibsen Elezi janë dy kandidatët për kreun e ri të PD, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 22 maj.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, në një njoftim shprehet së në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PD, Berisha dhe Elezi kanë shprehur interesin, duke dorëzuar kështu edhe dokumentet e nevojshme.

Ndërkaq mësohet se mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e nesërmë në orën 11:00.

Njoftimi:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se:

Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:

  1. Z. Sali Berisha
  2. Z. Ibsen Elezi

Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00.