
SPAK ka shpallur pretencën për kryetarin socialist të Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla, duke kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, të kryer në bashkëpunim.
Si dënim plotësues, është kërkuar edhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 10 janar 2025./gazetajone