Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një operacion në Tiranë ku ranë në pranga 5 persona të cilët shpërndanin ekstazi në lokalet në zonën e Bllokut.

Gjatë gjithë ditës së sotme është raportuar në lidhje me rastin por lind pyetja se çfarë është ky mall i cili ka një vlerë monetare aq të lartë. Për 11 mijë dozat e sekuestruara nga operacioni mbrëmshëm vlera e saj arrin rreth 400 mijë euro. Po çfarë është ekstazia dhe rreziqet që sjell?

Ekstazia është një term që përdoret në gjuhën e rrugës për drogë-n methylenedioxymethamphetamine (MDMA). Është një tip stimuluesi që sjell efekte halucinogjene.

Drogat stimuluese shpejtojnë mesazhet midis trurit dhe trupit dhe mund të bëjnë që një person të ndihet më shumë syçelët, vigjilent, konfident ose energjik.

Edhe pse ekstazia përshkruhet si halucinogjen i butë, është gjë e rrallë që një person që përdor ekstazi të ketë halucinacion.

Ekstazia zakonisht është në formën e tabletave, në forma, madhësi dhe ngjyra të ndryshme. Shpesh tabletat janë të stampuara me logot dhe dizenjo nga kultura popullore.

Mënyra më e zakonshme e marrjes së ekstazisë është gëlltitja.

Efektet e ekstazisë mund të fillojnë të ndihen pas 20 minutash deri në 1 orë pas gëlltitjes dhe mund të zgjasin afërsisht 6 orë.

Disa nga efektet që mund të përjetohen pas marrjes së një doze të ulët të ekstazisë:

Rritje e konfidencës dhe energjisë

Shfrenim

Ndjenjë mirëqenieje

Ndjenjë e afërsisë me të tjerët

Empati

Ankth

Paranojë, agresion dhe psikozë

Kontroll i pakët i muskujve dhe pavendosmëri

Dhimbje dhe ngërç muskujsh

Rritje e presionit të gjakut dhe ritmit të zemrës

Përzierje

Humbje oreksi

Rritje e temperaturës së trupit

Djersitje

Kruarje lëkure

Irritim fëminor

Rritje ndjeshmërie (shikim, dëgjim, prekje)

Shtrëngim nofullash

Kërcitje dhëmbësh