Vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve të klimës, edhe Mesdheu është kthyer në një zonë rreziku sa i përket stuhive të forta që sjellin shkatërrim në tokë me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Ato njihen si “Medicane”, pra shkurtimi i fjalës “Uraganë të Mesdheut” dhe shpesh quhen edhe ciklone, që vitet e fundit kanë nisur të shfaqen shpesh edhe në këtë rajon, ku përfshihet edhe Shqipëri, e cila ka një vijë të gjatë bregdetare në Adriatik dhe Jon.

Shkencëtarët kanë vërejtur ndryshimet nga viti në vit dhe shprehen se periudhat në vijim do të jetë të vështira në këte rajon sa i përket stuhive që do të sjellin probleme me përmbytjet, raporton AlbEu.com.

Rasti më i fundit ishte Greqia, ndërsa më herët kemi patur përmbytje masive edhe në Itali si edhe reshje shumë të dendura edhe në vendin tonë.