Një britanik 19-vjeçar u dënua me burg të përjetshëm për vrasjen “me torturë” të një tregtari kanabisi, për 30 mijë £ drogë në veri të Londrës.

Në gjykatë u dëgjua se si një grup burrash hynë në shtëpinë e shtetasit shqiptar Olsi Kuka, 25 vjeç, kur ai ishte në gjumë dhe plaçkitën banesën e tij në Whetstone për t’i vjedhur një sasi kanabisi më 11 maj 2022.

Kuka u qëllua 4 herë në kokë me një pistoletë përpara se të goditej për vdekje me 2 thika gjatë bastisjes që ndodhi herët në mëngjes, sipas gjykatës. Reuben Bernard, nga Northamptonshire, i cili ishte 17 vjeç në kohën e sulmit, u dënua për vrasje, plagosje me qëllim dhe organizim të grabitjes.

Bernard, i fundit i grupit që u dënua për atë që gjyqtari e përshkroi si “sulm të përbashkët dhe të qëllimshëm”, u dënua këtë të martë për një afat minimal prej 22 vjetësh.

Gjykatësi Lynn Tayton i përshkroi prindërit e Kukës si “shumë të tronditur” nga “brutaliteti” i vdekjes së djalit të tyre dhe tha se ata janë “të shkatërruar emocionalisht dhe fizikisht”. Kuka u gjet me 10 plagë me thikë si dhe 4 kushineta metalike të ngulitura në lëkurën e kokës.

“Familja e donte”

Sipas BBC, prokurori Philip McGhee e quajti atë një “sulm të furishëm”, duke shtuar se “gjithçka është bërë për të torturuar Kukën për ta bërë atë të zbulojë vendndodhjen e drogës”. Duke iu drejtuar Bernardit, gjyqtari Tayton tha: “Olsi Kuka ishte një tregtar kanabisi, por ai ishte gjithashtu një person me një familje që e donte dhe i mungonte, dhe jeta e të cilit nuk do të jetë kurrë më e njëjta sepse e vratë”.

Bernard nga Wootton, pranoi se kishte shkuar në dhomën e gjumit, por pretendoi se viktima nxori një armë dhe e mbajti në kokën e një personi tjetër. Ai tha se e goditi me grusht Kukën në fytyrë për ta detyruar të hedhë armën e zjarrit përpara se dikush tjetër ta vriste.

Bernard, i cili kishte një dënim të mëparshëm për sulm një thikë, pretendoi se ai u detyrua ta godiste viktimën 3 herë ose të vritej vetë. Jason Pitter duke u mbrojtur, argumentoi se megjithëse ishte kryer një grabitje, ajo “nuk ishte një vrasje e bërë për qëllime përfitimi”, por gjyqtari tha se kjo ishte “e qartë”.

Pitter tha gjithashtu se gjykata nuk mund të ishte e sigurt se kishte një qëllim për të vrarë, gjë që gjyqtari e pranoi. Në seancat e mëparshme, 4 të tjerë të përfshirë në sulm u dënuan me burgim nga 6 deri në 11 vjet burg.