Marrëdhëniet profesionale nuk janë kurrë të thjeshta, sidomos nëse ju duhet të punoni me shumë njerëz. Disa janë territorialë dhe nuk lejojnë askënd në hapësirën e tyre, të tjerë janë të lindur për të bërë zhurmuesin dhe për të shpërndarë fjalë sa andej-këtej, dia punojnë fort e të tjerë përpiqen të fusin shkopinjtë nën rrota. Me pak fjalë, ka nga të gjitha llojet, por nëse kolegët tuaj i përkasin dy shenjave të mëposhtme bëjini sytë katër.

Shigjetari

Në përgjithësi kundërshtojnë gjithçka që dëgjojnë, duke argumentuar se njohuritë e tyre janë më të sakta dhe mburren me përvojën e tyre profesionale. Kur bëhet fjalë për ndarjen e përgjegjësive të punës, Shigjetarët bredharakë largohen me bishtin ndër shalë dhe nuk marrin asnjë pjesë faji kur gjërat nuk shkojnë mirë.

Ujori

Ujorët janë aq ëndërrimtarë, sa vendi i punës ju duket shpeshherë një kanape e mirë ku mund të marrin një sy gjumë. Nuk janë aspak të përfshirë në punën në grup dhe shpikin çdolloj justifikimi për të shmangur bashkëpunimet. Ng ana tjetër janë edhe skuthë. Kur u jepet rasti përpiqen të manipulojë eprorët e tyre dhe të sigurojnë privilegje, edhe nëse dikush tjetër i meriton më shumë.