Artistja me famë botërore, Dua Lipa ndodhet në Prishtinë pasi po merret me organizimin e festivalit “Sunny Hill”.

Reperi i njohur, Mozzik ka shfrytëzuar rastin për t`i bërë një kërkesë publike, Dua Lipës. Me anë të një postimi në InstaStory, Mozzik i ka kërkuar këngëtares shqiptare të vizitojë Prekazin.

“Dua jam shumë krenar me arritjet e tua, vazhdo para je më e mira. Këto ditë që jeni në Kosovë vizitoni Prekazin”, ka shkruar Mozzik shoqëruar me një foto nga Prekazi.