Sarkazma sic e dini vjen në shumë nuanca dhe janë disa persona që dinë ta bëjnë më mirë se të tjerët, e keni parasysh, që mos të duket si ofendim. Ndonjëherë është e vështirë ta kuptosh nëse dikush po të fyen apo thjesht është duke u treguar sarakstik, megjithatë, 4 shenjat e mëposhtme të horoskopit dinë si të jenë të tillë, madje fitojnë edhe kënaqësi nga kjo gjë. Po, astrologjia mund t’ju tregojë edhe këtë… Pra, cila janë 4 shenjat më sarkastike të Horoskopit

1.Binjakët vlerësojnë çdo mundësi për shaka të mprehta dhe ironi. Ata sundojnë Shtëpinë e Tretë të proceseve të mendimit, kështu që janë të gatshëm në çdo kohë për këtë gjë. Pavarësisht nga rasti, gjithmonë mund të mbështeteni tek ata që të përdorin sarkazmën në kohën e duhur.  Të sunduar nga planeti i komunikimit, Mërkuri, Binjakët janë shenja më tradicionalisht sarkastike. Ata kanë një zgjuarsi për humorin që bëjnë, sidomos humorin e thatë dhe mund të bëjnë të qeshin edhe njerëzit më seriozë.

2.Akrepat janë shpesh një mister, por ata do t’i bëjnë të ditur të gjithëve se si ndihen me komentet e tyre plot sarkazëm e ironi. Humori i tyre sardonik u jep atyre një mendjemprehtësi që ecën në një vijë të hollë me të qënit cinik dhe i zgjuar. Një Akrep është shumë sarkastik edhe për shkak se sundohet nga Plutoni, teksa ata kanë një mënyrë të lindur për t’u lidhur me atë që njerëzit ndiejnë thellë brenda vetes dhe sarkazma ndihet ndryshe për ta kur të prek personalisht.

4.Shigjetari është një profesionist në bërjen e komenteve sarkastike, bashkë me gëzimin dhe humorin që e karakterizon. Ata kanë një sens të jashtëzakonshëm humori dhe një mënyrë për të satirizuar gjithçka, përfshirë veten. Kjo pasi këto njerëz të zjarrtë, Shigjetarët, sundohen nga Jupiteri, gjë që i hyn vërtetë në punë kur bëhet fjalë për sarkazmën.

5.Bricjapi, sjellja e ftohtë e të cilëve mund t’ju mashtrojë. Ata që dinë gjithçka mund të luajnë me fjalët në një mënyrë të sofistikuar dhe të kenë në dispozicion një sërë komentesh ironike e deri nëncmuese. Dhe në fakt shumica e komenteve të tyre të prera kalojnë pa u vënë re. Ata udhëhiqen nga Saturni, kështu që edhe pse ju nuk mund t’i quani “funny”, ata kanë një mënyrë unike për të shprehur veten dhe kanë një sens të sofistikuar humori.