Ata që besojnë në horoskop, shpesh shikojnë përputhshmërinë me disa shenja, për të gjetur partnerin ideal për veten e tyre. Sipas astrologëve, Gaforrja dhe Akrepi përfaqësojnë një kombinim ideal për dashurinë. Kuptohen dhe plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë perfekte, edhe pse nuk duket kështu.

Njëri partner është më i fortë, tjetri më i dobët, ndaj ky kombinim konsiderohet perfekt. Gaforrja dhe Akrepi duan marrëdhënie të qëndrueshme, dhe kanë pikëpamje të ngjashme për të ardhmen, kështu që nëse e keni gjetur veten në këtë kombinim, besojmë se jeni duke lulëzuar në dashuri.