Klea Huta është pyetur së fundmi në lidhje me raportin e saj me Bora Zemanin. E ftuar në “Wake Up”, prezantuesja u pyet nëse i ka ndodhur të jetë ngatërruar ndonjëherë me Borën.
Klea u shpreh se ka pasur raste ku është ngatërruar me moderatoren, por jo vetëm me të.

“Më kanë ngatërruar edhe me Borën edhe me dikë tjetër që nuk po më kujtohet tani. Me një personazh shqiptar, nuk e mbaj mend”, tha Klea.

Këngëtarja u pyet gjithashtu nësegëzon një miqësi të ngushtë me Borën ashtu si partneri i saj, Elgit Doda me Donaldin.

“Unë njihem herët me Borën, që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat janë ata që e kanë shoqërinë”, u shpreh Klea.