Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Himarë, ku shtetasi Arjan Tase, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë 7 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe moderatorja Klea Huta, shumë e ngarkuar psikologjikisht. Ajo i ka bërë thirrje shtetit të të marrin masa për këta gangstera.

Sakaq, Klea ka thënë se i gjendet pranë prindërve dhe familjarëve të vogëlushes.

“Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht nga lajmi që sapo lexova për të miturin në Himarë, Potam që e ka përplasur për vdekje një motorskaf.

Si mund ta lejojë shteti një afërsi të tillë në breg të detit me pushues familjar. Çfarë faji ka fëmija shkretë.

Si qytetarë si prind dhe si nënë i them shtetit tim të marrin masa për këta gangstera. Jam pranë prindërve dhe familjarëve të vogëlushit dhe s’kam fjalë për ngushëllim. Mund të ishim secili prej nesh në vend të tyre”, ka shkruar moderatorja në Instastory.