Sezoni i ri televiziv nuk është shumë larg dhe personazhet e showbizit kanë nisur të tregojnë ku do i shohim këtë sezon. Bora Zemani përmes një video të publikuar në Instagram ka treguar projektin e saj të ri, duke zbuluar kështu edhe promon e ‘Dancing With the stars’. Ajo gjithashtu është shprehur se e pret një rrugëtim i ri në Top Channel, teksa ka pyetur dhe ndjekësit nëse janë gati të zbulojnë dhe të ndjekin të preferuarin e tij në arenën e kërcimit. Bora teksa ka prezantuar promon ka ftuar dhe Sara Hoxhën në një tango.

“Nje rrugetim i ri per mua ne @topchannelalbania. A jeni gati te shihni personazhet tuaj te preferuar ne arenen e kercimit? Une ftoj @sarahoxhaaa ne nje tango!! ???????? Shihemi se shpejti!! Muzike te lutem ????,”-shkruan Bora.